Shoqata humanitare “Përlepnica” ka kërkuar nga Drejtoria për Shërbime Publike vendosjen e kamerave të sigurisë në fshatin Përlepnicë. Ata kanë kërkuar që kamerat e sigurisë të vendosen në hyrje dhe në qendër të fshatit, në shkollën fillore “Skënderbeu”, si dhe në disa pika të tjera më të frekuentuara, shkruan sot Koha Ditore.
Por komunarët kanë deklaruar se këtë vit nuk mund ta realizojnë këtë kërkesë, pasi që nuk është paraparë me buxhet.
thonë se kjo është kërkesa e parë që parashtrohet në drejtim të tyre për vendosjen e kamerave në zonat rurale, ngase qyteti i Gjilanit monitorohet me afro 100 kamera të sigurisë, i cili projekt ishte financuar nga ICTAP-i amerikan (Interagency Career Transition Assistance Program) në vlerë të 88 mijë dollarëve....(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)