Arbëri

Ferizaj bëhet me katër vendparkingje për biçikleta

Organizata “World Vision” në bashkëpunim me organizatën Sky- klub dhe GIZ-in gjerman, kanë realizuar një projekt në Komunën e Ferizajt duke vendosur katër parkingje për biçikleta para objektit të Komunës, te biblioteka e qytetit, te Universiteti i Shkencave të Aplikuara dhe te shkolla e mesme “Elena Gjika” në Ferizaj.

Projekte të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen nëpër hapësira publike të qytetit të Ferizajt.

Dashurie Ahmeti, zyrtare në Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport, ka thënë se ky është projekt i formuar nga “World Vision” të cilët kanë formuar grupe joformale “Sky” me mbështetjen e GIZ-it gjerman.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).