Kosovë

Ujërat e zeza vërshojnë pronat e banorëve të Bregut të Zi

 

Prej më shumë se dy muajsh banorët e fshatit Bregu i Zi në Komunën e Lipjanit po përballen me problemin e ujërave të zeza, që kanë vërshuar sipërfaqen në lagjen “Avdullahu”. Për këtë projekt Komuna e Lipjanit para pak kohësh pati ndarë gjithsej 77 mijë e 903 euro, mirëpo gropat skeptike ende nuk janë finalizuar.

Ndërkohë rrjedha e ujërave të zeza po kalon nëpër oborre të shtëpive dhe deri tashti askush nuk ka intervenuar për ta bërë një zgjidhje. Sipas banorëve, kundërmimi i fekaleve po e vështirëson qarkullimin dhe jetesën e tyre, andaj rastin tashmë e kanë paraqitur edhe në Policinë e Kosovës në Stacionin e Lipjanit, shkruan sot Koha Ditore.