Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shumë pakënaqësi ka nxitur emërtimi i rrugëve në Pejë

Në mënyrë të gabuar mendohet se u emërtuan disa rrugë të fshatit Nabërgjan, të Pejës.

Emërtimi “Rexhep Lajçi”, sipas banorëve, u vendos tri kilometra larg rrugës ku ata kanë kërkuar.

Në vend të një rruge të fshatit Nabërgjan, ajo u vendos në fshatin Trebovicë, emër që sipas banorëve, nuk ka lidhje me këtë fshat.

Edhe afër shkollës “Skënderbeu” në Trebovicë, kjo rrugë, sipas banorëve, mban emër të gabuar.

E, në vend se të quhej “Rexhep Lajçi”, rruga është emërtuar “Isuf Veseli”, emër për të cilin thonë se nuk e kanë diskutuar në mbledhjet e banorëve të fshatit Nabërgjan.

Edhe Qytetarët kundërshtojnë 170 prej 600 emrave të rrugëve në Lipjan, i heqin tabelat Arbëri Qytetarët kundërshtojnë 170 prej 600 emrave të rrugëve në Lipjan, i heqin tabelat

Njëjtë ka ndodhur edhe me shumë rrugë të tjera.

Për tërë këto pakënaqësi, ata kanë bërë shumë ankesa, por të cilat, sipas tyre, nuk u morën parasysh asnjëherë.

Madje, kundërshtimet e tyre po i paraqesin edhe përmes këtij peticioni, të nënshkruar nga banorët e fshatit.

Ata thonë se kjo është bërë padrejtësisht dhe me lidhje partiake, të cilat emërtime i ka vendosur kryetari i fshatit, Shkëlzen Dreshaj, pa u konsultuar me banorët.

Edhe Qytetarët në Ferizaj kundërshtojnë disa emërtime të rrugëve Arbëri Qytetarët në Ferizaj kundërshtojnë disa emërtime të rrugëve

Por, Dreshaj mohon akuzat e banorëve, pasi që thotë se ai nuk ka qenë kryetar i fshatit, në kohën kur është vendosur për emërtimet e rrugëve.

Pakënaqësi me emërtime, sipas Dreshajt, ka edhe për më shumë se 900 rrugë në komunën e Pejës.