Arbëri

E diela ditë zie në Prizren për familjarët Sope që humbën jetën në aksident

Sot e diel, me rastin e varrimit të tre anëtarëve të familjes Sope, që humbën jetën në aksidentin rrugor Prizren – Vërmicë, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shpallur Ditë Zie.

Me këtë rast Komuna e Prizrenit do të ndërpresë të gjitha aktivitet e planifikuara për këtë ditë si dhe do të vendos flamujt në gjysmë shtizë në të gjitha institucionet.

“Kryetari Haskuka edhe një herë në emër të qytetarëve shpreh ngushëllime familjes Sope dhe gjithë të afërmve të viktimave”, thuhet në njoftimin e kësaj komune, transmeton Koha.net.

Aksidenti i rëndë që ndodhi dje në fshatin Zhur të Prizrenit la tre persona të vdekur.

LEXO EDHE: Babai me dy djem dyshohet të jenë viktimat e aksidentit në Zhur

Në këtë aksident ka humbur jetën R. Sope 50 vjeç dhe djemtë e tij B. Sope 24 vjeç dhe L. Sope 22 vjeç.