Punëtorët e QKMF në Istog kërkojnë shkarkimin e drejtorit ose paralajmërojnë bojkot pune

Punëtorët e QKMF në Istog kërkojnë shkarkimin e drejtorit ose paralajmërojnë bojkot pune

Ilir Osmanaj 15 February 2019 09:41

Kanë kaluar gati tri javë prejse një pjesë e punëtorëve të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Istog ia kanë dorëzuar kryetarit të Komunës dhe Drejtorisë së Shëndetësisë një peticion me kërkesën për shkarkimin e drejtorit aktual të QKMF-së, Shefqet Mehmetaj, shkruan sot Koha Ditore.

Me këtë peticion të nënshkruar nga 19 mjekë, 3 teknikë dhe 26 infermierë dhe të protokolluar më 25 janar, ata kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre ndaj drejtorit, “Mosrespektimi i orarit të punës, fyerjet dhe sjelljet arrogante ndaj personelit shëndetësor, paaftësia në menaxhim dhe udhëheqje të punëve në QKMF, puna me një grup të caktuar dhe anashkalimi i punëtorëve të tjerë...”, janë disa nga arsyet e pohuara me këtë peticion për të cilat shprehin pakënaqësitë e tyre mjekët, teknikët dhe infermierët ndaj drejtorit të QKMF-së në Istog.

Sipas këshillit organizativ të këtij peticioni, pothuajse çdo gjë që është nën menaxhimin e këtij drejtori, është shkatërruar dhe keqpërdorur....(Teksti i plotë sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme