Kosovë

Disa lokalitete ende pa qasje në rrjetin e kanalizimit në Viti

Disa lokalitete ende pa qasje në rrjetin e kanalizimit në Viti

Të dhënat zyrtare të Komunës së Vitisë tregojnë se rrjeti i kanalizimit është shtrirë kryesisht në zonën rurale me një gjatësi prej 265 kilometrave. Në zonën urbane, rrjeti ka një gjatësi prej 7 kilometrash.

Por një pjesë e banorëve të qytetit dhe fshatrave Ballancë, Sllatinë e Epërme, Radivojcë, Beguncë dhe Buzovik kanë kërkuar nga pushteti zgjidhjen e problemit me ujërat e zeza.