OSHP-ja me urdhëresë kundër KEK-ut rreth një tenderi Foto: Driton Paçarada / Koha

OSHP-ja me urdhëresë kundër KEK-ut rreth një tenderi

Nexhat Tovërlani 13 February 2019 13:31

Urdhëresë ka nxjerrë Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) rreth një tenderi. Përfaqësuesit e kësaj Korporate nuk e kishin zbatuar vendimin e Gjykatës së Tenderëve të datës 21 nëntor të vitit të kaluar, i cili nuk e aprovonte njoftimin e KEK-it për të anuluar aktivitetin e prokurimit që kishte të bënte me furnizim të pjesëve mekanike. Ndërkohë që tash në shkurt ky Organ ka nxjerrë edhe urdhëresë.

“Aprovohet si e bazuar ankesa e operatorit ekonomik NTP “Bojku Hidrolik”-Pejë lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull ‘Furnizim me pjesë ndërrimi për mekanizmin Iveco’, me nr. të prokurimit KEK 18-2675-111 të iniciuar nga Autoriteti Kontraktues (AK) Korporata Energjetike e Kosovës”, thuhet në urdhëresën e OSHP-së.

E njëjta e obligon Autoritetin Kontraktues që të zbatojë vendimin e OSHP-së me numër PSH nr. 555-18 të datës 21.11.2018, përkitazi me këtë aktivitet të prokurimit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme