Kosovë

QKMF-ja në Drenas po behët me sistemin e digjitalizimit

 

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala” në Drenas është qendra e parë në Kosovë që po behët me sistemin informativ (digjitalizim) ku secili pacient do të regjistrohet përmes aplikacionit përkatës.

QKMF-ja në Drenas është vizituar nga përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë, Zenel Hysenaj me ekipin e tij dhe përfaqësuesi e Bankës Botërore, Dorethee Chan, me ekipin e ekspertëve, për të parë nga afër implementimin e projektit të filluar nga Ministria e Shëndetësisë, respektivisht nga departamenti i IT-së nga kjo ministri.