Ishte viti 1996. Atëkohë i kishte njëzet e një vjet. Asnjë dokument nuk e kishte në xhep. Të vetmin identitet që “bartte” ishte emri, mbiemri e datëlindja... Por këto nuk ishin pengesa për t’ia mësy kapërcimit të kufijve. Skender Mustafa (1975) nga Podujeva “shkeli” shumë kufij.
Ai në fakt u bë kapërcyes i kufijve. Dikur si tregtar i teshave në Kosovë, tash është bërë eksportues i turshive nga Kosova në Gjermani, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Fëmijë ia kemi nisë me punua me mall (tesha) nga Turqia”, thotë Skender Mustafa.
Në vitet ’90, sikur edhe shumë herë të tjera, shqiptarët e Kosovës po merrnin rrugën e perëndimit. Shumë prej tyre prisnin të gjenin parajsën atje. Por, disa e gjetën “perëndimin e egër”. Në këtë kohë, rrugën për në gurbet e kishte marrë edhe Skender Mustafa. Ishte pranuar si azilant në Frankfurt të Gjermanisë.
“Jo more çfarë”, thotë Skenderi duke qeshur, pasi u pyet nëse në mërgim e gjeti parajsën.
Nuk kishte kaluar shumë kohë dhe në vitin 1998 e kishte fituar lejeqëndrimin në këtë shtet perëndimor. Kishte bërë lloj-lloj punësh, sepse duhej arsyetuar rrugën që kishte marrë larg shtëpisë. Duhej të mbante veten dhe familjen që kishte në Kosovë. Dhe kjo nuk ishte e lehtë.
Turshitë që “shkelën” Evropën
“Në vitin 1996 kam dalë në Gjermani azil në Frankfurt. Në vitin 1998 e kam fituar lejeqëndrimin. Deri në vitin 2000 kam ba tregti me kerre, kam ble e kam shit, por edhe kam sjellë në Kosovë, të cilat pastaj vëllai i ka shit. Kam punua edhe punë të ndryshme, po biznesin kryesor e kam pas me makina”, nisë të tregoj ai historinë prej mërgimtari.
Por, Skenderi megjithatë nuk mjaftohej me kaq. Dëshironte që t’i kapërcente “kufijtë” e një pune që mund ta bënte secili bashkatdhetar atje. Dhe ai e kishte një ide.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)