Kosovë

Sërish rrëshqitje dheu në magjistralen Kaçanik –Hani i Elezit

Sërish rrëshqitje dheu në magjistralen Kaçanik –Hani i Elezit
 

Rruga regjionale Kaçanik- Hani i Elezit po vazhdon të jetë e rrezikshme për qarkullim, shkaku i rrëshqitjeve të shpeshta të dheut. Një e tillë ka ndodhur të mërkurën në dy lokacione në këtë aks rrugor. Kësisoj, njëra korsi e rrugës është bllokuar për disa orë derisa ka intervenuar kompania për mirëmbajtjen e kësaj rruge.

Në terren që nga orët e hershme të mëngjesit kanë dalë edhe zyrtarët e Komunës së Kaçanikut dhe të Hanit të Elezit së bashku me zyrtarë të Policisë së Kosovës. Kjo ka bërë që këto institucione lokale të kërkojnë investime nga Ministria e Infrastrukturës për ndërtimin e mureve mbrojtëse në disa lokacione.