Arbëri

Procedohen te përmbaruesi 40 biznese borxhli për taksa në Klinë

Komuna e Klinës duket se po tregohet e vendosur në qëndrimin e saj për të inkasuar borxhet e krijuara, jo vetëm për tatimin në pronë, por edhe për taksat e tjera që obligohen qytetarët dhe bizneset ndaj arkës komunale, e të cilët vite me radhë janë treguar të papërgjegjshëm, duke krijuar ndër vite borxhe rreth dy milionë euro për mospagesa të rregullta.

Për të inkasuar këto borxhe, Drejtoria e Financave së pari i ka kapur për “gjoksi” bizneset që i kanë borxh komunës mjete për taksat e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit, shkruan sot Koha Ditore.

“Kemi nisur së pari me biznese që kanë borxhe për taksat për ushtrim të veprimtarisë afariste. Janë rreth 40 lëndë që i kemi proceduar në zyre të përmbaruesit, sepse kemi konsideruar se ata janë një kategori që punojnë për fitime. Shuma e borxheve që i kanë këto rreth 40 biznese për këto taksa është rreth 70 mijë euro. Këto borxhe janë grumbulluar për disa vite. Me këtë përzgjedhje që kemi bërë për t’i dërguar të përmbaruesi kemi filluar me biznese që kanë borxhe prej një mijë deri në pesë mijë euro”, tregon Aziz Desku, drejtor i Financave në Komunën e Klinës, cilat biznese ka nisur komuna së pari t’i procedojë te përmbaruesi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)