Kosovë

Mulliri 300-vjeçar i bukës dhe i barutit

Foto: Koha
 

Një objekt i ndërtuar rreth 300 vjet më parë, në mes të fshatit Vranoc të Pejës, nga larg duket si një kullë e zakonshme e Dukagjinit. Sa më shumë që i afrohesh, në vend që të rritet nga madhësia para syve, ajo mbetet e njëjtë, e vogël.

Për një kullë, një madhësi e pazakontë. Si në kullat e vërteta, në muret e saj vërehen disa të qara edhe vrima të lëna si frëngji për të qëlluar me armë. Një e qarë e njëjtë gjendet edhe mbi derën e këtij objekti, që nëse dikush tenton të hyjë brenda me dhunë të sulmohet me pushkë, shkruan sot “Koha Ditore”.