FLOSSK: Komuna e Shtimës shpërblen një kompani me dhjetë tenderë

FLOSSK: Komuna e Shtimës shpërblen një kompani me dhjetë tenderë

Agim Ademi 24 janar 2019 09:42

Organizata joqeveritare “FLOSSK dhe KUND ‘16”, që merret me monitorimin e shpenzimeve të parasë publike, nëpërmjet një platforme ka nxjerrë një komunikatë për media të martën, në të cilën ka bërë me dije se Komuna e Shtimes gjatë katër muajve të fundit të vitit 2018 ka qenë mjaft aktive në shpenzimin e parasë publike.

Sipas kësaj OJQ-je, Komuna e Shtimes nga muaji shtator deri në muajin dhjetor të 2018-s e ka shpërblyer kompaninë “Ardhmëria” të vetmen me dhjetë tenderë në vlerë prej afro gjysmë milioni euro. Kryesisht këto shpenzime kanë qenë të orientuara në fushën e infrastrukturës në përgjithësi, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkaq, sipas të dhënave publike, buxheti për investime kapitale të kësaj komune për vitin 2018 kalon shumën prej 1.6 milionë euro.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme