Shkolla në fshatin e kryeministrit e theu grevën e mësimdhënësve

Shkolla në fshatin e kryeministrit e theu grevën e mësimdhënësve

Ilir Osmanaj 23 janar 2019 08:27

Autoritetet komunale në Deçan po pretendojnë ta kenë thyer frontin e mësimdhënësve grevistë.

E vetmja shkollë ku është mbajtur pjesërisht mësimi është ajo “Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan, fshati i prejardhjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Ka filluar procesi mësimor në shkollën tonë. Dhe po vazhdon me u mbajt. Mësimdhënësit kanë dalë unanimisht për fillimin e procesit mësimor. Nuk kemi pasë asnjë presion dhe ky ka qenë vullnet i Këshillit të Arsimtarëve, të cilët e kanë parë të arsyeshme me ndërpre grevën dhe kanë vendos kështu. Paradite kemi mbajt mësim me orar të shkurtuar prej 30 minutash orën, për shkak se nuk kanë qenë të gjithë nxënësit, kurse pasdite orët mbahen me orar të plotë”, ka thënë për “Kohën Ditore” Lumnije Lushaj-Avdiaj, drejtoreshë e shkollës fillore “Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan.

Edhe Bekim Vishaj, drejtor i Arsimit në Deçan, e ka konfirmuar se mësimi ka filluar në atë shkollë dhe në disa shkolla të tjera të kësaj komune, të cilat nuk i ka specifikuar.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme