Pastrohet Qendra Historike nga konstruksionet metalike

Pastrohet Qendra Historike nga konstruksionet metalike

Fisnik Minci 22 janar 2019 12:56

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se aksioni për largimin e konstruksioneve metalike përbrenda Qendrës Historike ka vazhduar edhe të hënën me heqjen e tyre në lokalet që gjenden në Sheshin Shadërvan. Organet komunale kanë pohuar se ky aksion po zbatohet me qëllim të zbatimit të plotë të dispozitave të Ligjit për Qendrën Historike të qytetit.

“Kujtojmë edhe një herë që qëllimi i këtij aksioni është zbatimi i plotë i Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit, ku për mbrojtjen e autenticitetit dhe integritetit të kësaj zone janë përcaktuar qartazi aktivitetet e kufizuara dhe të ndaluara, ku ndër tjerash përfshihen edhe konstruksionet e këtilla të cilat nuk kanë leje nga organet përgjegjëse dhe po largohen në kuadër të këtij aksioni nga ana e Drejtorisë së Inspektorateve. Kjo e fundit sot (të hënën v.j.) është detyruar përsëri që të ndërmarrë masa për largim të detyrueshëm të konstruksioneve, pasi që nuk është marrë vetë iniciativë për largimin e tyre nga ana e pronarëve të objektit afarist përkatës”, thuhet në komunikatën e Zyrës për Informim të Komunës së Prizrenit.

Në të njëjtën kohë, ekzekutivi lokal u ka bërë thirrje të gjithë pronarëve të objekteve afariste brenda Qendrës Historike që të kenë mirëkuptim dhe “të tregojnë gatishmërinë e tyre për respektimin e plotë të ligjit në fuqi”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme