Pas Qendrës Historike, hiqen konstruksionet pa leje edhe të lokaleve në Shatërvan Foto: Komuna e Prizrenit

Pas Qendrës Historike, hiqen konstruksionet pa leje edhe të lokaleve në Shatërvan

21 January 2019 16:12

Drejtoria e Inspektoratit e Komunës së Prizrenit ka larguar sot konstruksionet metalike të vendosura jashtëligjshëm në Shatërvan.

Ky aksion ka nisur ditë më parë në pjesë të ndryshme të Qendrës Historike të Prizrenit, me qëllim të mbrojtjes së kësaj zone historike.

“Qëllimi i këtij aksioni është zbatimi i plotë i Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit, ku për mbrojtjen e autenticitetit dhe integritetit të kësaj zone janë përcaktuar qartazi aktivitetet e kufizuara dhe të ndaluara, ku ndër të tjerash përfshihen edhe konstruksionet e këtilla të cilat nuk kanë leje nga organet përgjegjëse”, thuhet në njoftimin e komunës.

Drejtoria e Inspektoratit u kishte bërë thirrje bizneseve afariste që të largojnë këto konstruksione, por në mungesë të veprimit të tyre, këtë aksion e ka ndërmarrë vetë komuna.

Njëherësh, nga komuna e Prizrenit iu është bërë thirrje pronarëve të këtyre bizneseve që të tregojnë mirëkuptim dhe gatishmëri gjatë aksionit në fjalë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme