Arbëri

Komuna e Podujevës pa ofertë për pushimoren që nuk është funksionalizuar kurrë

Komunarët e Podujevës ende nuk kanë shpallë ofertë publike për ta dhënë në shfrytëzim objektin që ishte dedikuar për pushimore për fëmijë jetimë në fshatin Orllan. Ky objekt që ishte ndërtuar menjëherë pas luftës nuk është funksionalizuar asnjëherë. Ndërkohë, që në muajin gusht kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka marrë vendim që të bëhet ridestinimi i këtij objekti, ku është votuar edhe në muajin shtator. Por, që nga ajo kohë, komunarët nuk e kanë bërë asnjë hap tutje.

“Komuna ende nuk ka bërë ofertë publike për ta dhënë në shfrytëzim objektin e ndërtuar për pushimore të fëmijëve bonjakë nga lufta e fundit. Komisioni për dhënien e pronës së paluajtshme në shfrytëzim së shpejti do të mblidhet dhe do të vendosë për kushtet për dhënie në shfrytëzim të objektit në Orllan”, ka thënë zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Nazmi Elezi, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtarët komunalë kanë paraparë që ky objekt të jepet në shfrytëzim për hotel ose objekt rekreativ-shëndetësor. Por edhe më herët ishte tentuar të jepet në shfrytëzim kjo pushimore, por tentimet e komunarëve kishin dështuar tri herë.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)