Arbëri

Shumë lagje nuk u pastruan në Ferizaj shkaku i një defekti të kamionit të “Pastërtisë”

Banojnë në periferi të Ferizajt, vetëm 200 metra larg qytetit, por përballen me probleme të shumta.

Banorëve të rrugës “Hajdin Matoshi” dhe “Dedë Gjo Luli” u kanë mbetur mbeturinat para shtëpisë, raporton KTV.

Tash e tri javë kamionët e kompanisë pastrimi “Pastërtia” nuk kanë shkuar për t’i larguar mbeturinat.

Veç kësaj, këta banorë gjatë 24 orëve të fundit janë përballur edhe me mungesës të ujit të pijshëm si pasojë e një defekti në rrjetin e ujësjellësit.

Në kompaninë e pastrimit, një zyrtar i burimeve njerëzore ka thënë se kjo ka ndodhur shkaku i defektit në kamioni, i cili bart mbeturinat e kësaj lagjeje.

Sipas tij, pasi që kamionët tjerë t’i mbledhin mbeturinat në pjesët e tjera të qytetit, atëherë do t’i largojnë edhe ato nga kjo lagje.