Kosovë

LDK: Pushteti në Ferizaj lavdërohet me projektet e nisura nga ne

LDK: Pushteti në Ferizaj lavdërohet me projektet e nisura nga ne

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Ferizaj, ka kritikuar Ekzekutivin e Komunës me arsyetim se rrugët e asfaltuara gjatë vitit 2018 ishin projekte dyvjeçare të nisura nga ish- qeverisja e LDK-së. Sipas LDK-së, qeverisja lokale në këtë komunë për konsum politik po mundohet t’i marrë meritat për asfaltimin e dhjetëra rrugëve nëpër vendbanime.

Balton Dërgiti, këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e LDK-së, ka thënë se shumica e rrugëve të asfaltuara gjatë vitit 2018 janë projekte të buxhetuara dhe të nisura nga ish-qeverisja e kaluar, andaj ka sugjeruar Ekzekutivin e Komunës “të mos manipulojë me statistika”.