Kosovë

Mungesa e përkthyesve nga serbishtja në gjykatën e Gjilanit mban pezull vendimet

Mungesa e përkthyesve nga serbishtja në gjykatën e Gjilanit mban pezull vendimet

Në Gjykatën Themelore të Gjilanit pohojnë se janë duke u përballur me mungesën e përkthyesve dhe se 720 vendime kanë mbetur pezull ngase nuk po munden t’u dorëzohen palëve ngase vendimet nuk janë të përkthyera në gjuhën shqipe. Ata vlerësojnë se në këtë mënyrë shtohet rreziku i vjetërsimit të lëndëve.

Gjykata vlerëson së Qeveria e Kosovës mundet të zgjidhë këtë problem duke lejuar rritjen e stafit në gjykatë.