Arbëri

PDK në Lipjan sërish akuzon komunën për shpërdorim të veturave zyrtare

Partia Demokratike e Kosovës dega në Lipjan, nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ka publikuar foto të një veture zyrtare të komunës së Lipjanit e cila pas orës 20:00 të së enjtes ka qëndruar e parkuar para një restauranti në Lipjan.

“Datë 27.12.2018 ora 20:06 - Veturat zyrtare të Komunës së Lipjanit, pas orarit zyrtar të punës, të parkuar në parkingje të restauranteve! Kjo është një dëshmi tjetër e keqpërdorimeve të vazhdueshme të qeverisjes komunale të Imri Ahmetit!”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Image