Veturat zyrtare me sistem monitorues

Veturat zyrtare me sistem monitorues

Agim Ademi 25 December 2018 11:30

Administrata e Ferizajt me masa të reja kundër dyshimeve për keqpërdorime

Derisa veturat zyrtare dyshohet se shpeshherë janë keqpërdorur nga zyrtarët komunalë, tashti Drejtoria e Administratës së Përgjithshme ka vendosur një sistem të ri nëpërmjet të cilit do t’i menaxhojë më mirë të gjitha veturat zyrtare.

Sistemi “GPRS” nëpërmjet kartelave mund të identifikohet secila veturë se nga po lëvizë gjatë 24- orëve. Gjithashtu nëpërmjet këtij sistemi Administrata mund të nxjerrë edhe raporte javore dhe mujore nëpërmjet të cila qartësohet gjithçka rreth menaxhimit të veturave. Secili zyrtar do ta ketë nga një kartelë nëpërmjet të së cilës ndizet automjeti dhe regjistrohet automatikisht në sistem, shkruan sot Koha Ditore.

Aurora Ramadani, drejtoreshë e Administratës komunale, ka thënë se nëpërmjet këtij projekti përveçse eliminohen mundësitë e keqpërdorimit të veturave zyrtare, njëkohësisht reduktohen edhe shpenzimet e derivateve të naftës të cilat brenda një muaji arrin në tetë mijë euro.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme