Kosovë

KEDS-i paralajmëron stantërgasit se do t’i shkyçë nga rrjeti i rrymës së Trepçës, këta protestojnë

Foto: Koha
 

Ndonëse thonë se janë pagues të rregullt të energjisë elektrike, banorët e mbi 250 shtëpive të fshatit Stan Tërg të Mitrovicës, rrezikojnë të mbesin pa rrymë.

Kjo pasi që KEDS-i i ka paralajmëruar ata se do t’i shkyçë nga rrjeti elektrik i Trepçës, raporton KTV.