Arbëri

Inspektorati i Ferizajt në aksion kundër shitjes së mjeteve piroteknike

Inspektorati i Ferizajt ka nisur aksionin për parandalimin e shitjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike nga personat e paautorizuar. Ky aksion ka nisur pas një urdhërese të lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e cila ndalon shitjen e fishekzjarrëve nga persona të paautorizuar gjatë festave të fundvitit.

Ndërkohë një urdhëresë të tillë të enjten e ka nxjerrë edhe Komuna e Ferizajt, ndërkaq inspektorët menjëherë kanë dalë në terren për t’i hequr mjetet piroteknike të ekspozuara nëpër rrugë dhe në sheshin e qytetit, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo komunë tashmë ka nisur t’i inspektojë të gjitha bizneset të cilat duhet ta kenë licencën për shitjen e këtyre produkteve, gjithashtu secili produkt duhet ta ketë tiketën në gjuhën shqipe në të cilën përcaktohet edhe mosha e blerësit.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)