Arbëri

Komuna e Kamenicës pa strategji informuese për qytetarët

Descriptive Text

Instituti GAP vlerëson se komunat nuk po marrin masa në përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje, kurse ata nuk kanë interesim të shtuar për të marrë pjesë në vendimet, të cilat ndikojnë në jetesën e tyre. Instituti GAP ka realizuar një hulumtim për të matur pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe se është realizuar një anketë me 150 respondentë në Kamenicë.

Përqindja më e madhe e qytetarëve të anketuar kishin deklaruar se nuk janë të informuar me punën dhe aktivitetin e Komunës, ndërsa ata informohen për aktivitet e Komunës nga mediat elektronike, mediat sociale kurse si burim i rëndësishëm i informimit ishte edhe komunikimi me miq.

Qytetarët e anketuar kanë vlerësuar se më së paku informohen nga faqja zyrtare e Komunës në internet. Kurse 86 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se nuk kanë marrë pjesë në takimet e organizuara nga Komuna, ndërkaq ata të cilët kishin marrë pjesë në këto takime kishin deklaruar se për këto takime ishin informuar nga të afërmit.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)