Kosovë

Fshatrat e Ferizajt kërkojnë njoftime me shkrim për debate publike

 

Rrjeti i OJQ-ve “Avonet” dhe përfaqësuesit e fshatrave të Ferizajt kanë kritikuar Komunën me arsyetimin se nuk po njoftohen qytetarët për të marrë pjesë nëpër debate publike për projekte të caktuara.

Si pasojë e mungesës së qytetarëve shpeshherë po dështojnë debatet publike, ndaj një i tillë ka dështuar pak ditë më parë, i cili kishte si qëllim diskutimin rreth projektit për rregullimin e infrastrukturës për varrezat e reja.