Arbëri

Përurohet shtegu që lidh Kalanë e Prizrenit me Pasha Çeshmen

Prizren, 6 dhjetor – Autoritetet komunale të Prizrenit, të enjten, kanë përuruar shtegun e ri që lidh Kalanë e qytetit me Pasha Çeshmen, duke theksuar se realizimi i këtij projekti synon promovimin dhe zhvillimin e turizmit malor, si dhe shtimin e kujdesit ndaj natyrës.

është bërë në fillimin e shtegut në Kala, nga ana e kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka, nënkryetari Eshref Memaj dhe drejtoresha e Turizmit, Sevil Kazaz, të cilët kanë theksuar se në vitin 2019 do të ketë investime shtesë në rregullimin e shtegut deri në Pasha Çeshmen 2. Të pranishëm kanë qenë edhe drejtuesit e Shoqatës së Bjeshkatarëve “Haxhi Beda”, të cilët patën propozuar realizimin e këtij projekti.

Kryetari Haskuka ka theksuar se krahas shtegut është rregulluar edhe vendi për rekreacion në këtë lokalitet piktoresk.

“Në prioritetet e Komunës është edhe zhvillimi i turizmit dhe në aspektin e turizmit krijimi i shtigjeve të reja, vendeve të reja për rekreacion. Faktikisht Pasha Çeshmja është një vend i vjetër, të cilin lokacion qytetarët e kanë përdorur, por aty nuk ka pasur ndonjë ulëse, nuk ka pasur vende ku njerëzit mund të çlodhen, etj. Prandaj me këtë projekt është rregulluar shtegu, që është i gjatë diku rreth 2.5 km. Pos shtegut, në Pasha Çeshme janë bërë tavolina prej betonit që të mos shkatërrohen apo digjen, karrige, dhe 6 vende për skara, që të mos dëmtohet natyra”, ka thënë kryetari Haskuka. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).