Kosovë

Komuna e Ferizajt ndan drunjtë e konfiskuar për 131 familje

Komuna e Ferizajt ndan drunjtë e konfiskuar për 131 familje

Këshilli i Drejtorëve të Komunës së Ferizajt në mbledhjen e sotme diskutoi mbi përgatitjet për seancën e radhës të Kuvendit të Komunës, përkatësisht pikat që do të propozohen në seancën e radhës, përgatitjet për festat e fundvitit si dhe gjendja e përgjithshme në sektorët komunal.

Pikë e veçantë e diskutimit në këtë mbledhje ishte edhe shpërndarja e drunjve për familjet skamnore, të konfiskuara nga Policia e Kosovës dhe zyrtarët komunalë, përcjell KP.