Arbëri

Programi Nacional për Rininë do të realizohet edhe në Drenas

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Azem Guri, u prit sot në një vizitë zyrtare nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe drejtori komunal i Arsimit, Tafil Halilaj.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë vizitë, Hoti nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin Lladrovci për implementimin e ​​Programit Nacional për Rininë në komunën e Drenasit, transmeton Koha.net.

Hoti tha se është kënaqësi teksa sheh se si kryetarët e komunave po përkrahin një program që target ka rininë edhe punojnë për të ardhëm e tyre.

“Në kuadër të kuadër të programit Nacional për Rininë do të organizohen gara në tri fusha kryesore: dituri, kreativitet kulturor dhe mendim kritik si dhe në sport. Roli i komunës në realizimin e këtij programi është i rëndësishëm prandaj e falënderoj kryetarin Lladrovci për mbështetje”, tha Hoti.

Ndërsa Lladrovci tha se komuna që ai udhëheq do ta përkrahë me të gjitha kapacitetet e nevojshme realizimin e Programit Nacional për Rininë.

“Do ta përkrahim programin me çka do që të ketë nevojë dhe me të gjitha kapacitetet e mundshme. Uroj që të implementohet dhe të na e ndihmojë rininë tonë”, tha ndër të tjera Lladrovci.

Kurse zëvendësministri Guri i cili tha se ky program ka një shtrirje të gjerë ku përfshihen prindërit, shkollat, mësimdhënësit e drejtorit komunale. Ai pret që përmes këtij programit të përmirësohen rezultatet e vlerësimeve të jashtme.

Kjo marrëveshje përcakton angazhimet e ndërsjella të palëve nënshkruese për implementimin e Programin Nacional për Rininë dhe për organizimet e përbashkëta të aktiviteteve që kanë të bëjnë me diturinë, kreativitetin kulturor dhe mendimin kritik, si dhe sportin. ​