Arbëri

Mamografi i ri në Podujevë jashtë funksionit, s’ka kush të punojë me të

Pajisja që shërben për zbulimin e kancerit të gjirit (mamografi) e vendosur në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevës nuk është vënë në funksion asnjë ditë.

Sipas tyre, mungesa e stafit për këtë pajisje ka bërë që kjo aparaturë të mbetet jashtë funksionit. Zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Nazmi Elezi, ka thënë se në konkursin e fundit i kanë pranuar dy punëtorë të certifikuar për mamograf dhe se pasi t’i kryejnë edhe disa punë teknike kjo pajisje do të jetë në shërbim të pacientëve, shkruan sot Koha Ditore.

“Mamografi i blerë në QKMF është në gjendje të rregullt, por nuk është vënë në funksion për shkak të mungesës së punëtorëve-teknikëve të certifikuar që do të punonin me këtë aparat.

Në konkursin e fundit QKMF për shërbimin e Radiologjisë ka pranuar dy punëtorë të certifikuar për punë me mamograf. Kështu që sapo të kryhen edhe disa punë teknike ky aparat do të jetë në shërbim pacientëve”, ka theksuar Nazmi Elezi.\Nexhat Tovërlani.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)