Kosovë

Objekti i çerdhes shndërrohet në arkiv të Komunës së Fushë-Kosovës

Objekti i çerdhes shndërrohet në arkiv të Komunës së Fushë-Kosovës

Komunarët e Fushë-Kosovës e kanë shndërruar objektin që ishte i dedikuar për çerdhe në arkiv të Administratës komunale.

Ky objekt nuk ishte hapur asnjëherë për çka ishte destinuar, ndërkohë që këshilltarët e partisë në pushtet nuk e kanë miratuar kërkesën e organizatës “Terr des Hommes” që t’i jepej në shfrytëzim ky objekt për projektin për Qendrën ditore për mbrojtjen e fëmijëve me qëndrim në rrugë. Por ata e kanë votuar vetëm kërkesën e kryetarit, Burim Berisha, (që ishte miratuar në KPF) që ai të ridestinohet për arkiv, shkruan sot Koha Ditore.