Një grup i anëtarëve të Lidhjes së Invalidëve dhe Viktimave Civile të Luftës në Kosovë, dega në Mitrovicë, kanë protestuar, duke shprehur pakënaqësitë e tyre.
Thonë se ndihen të diskriminuar nga institucionet për arsye të pensioneve të vogla që ata po marrin, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta tregojnë se shteti është duke i diskriminuar, pasi që i ka kërkuar të zgjedhin vetëm njërin pension.
Kryetari i shoqatës, Ramadan Smakolli, thotë se kërkesa e tyre kryesore është që të trajtohen të barabartë, sikurse kategoritë e tjera të dala nga lufta.
Përndryshe, thonë se do të vazhdojnë të protestojnë edhe para qeverisë, për t’i kërkuar të drejtat e tyre.
Me këto halle, kjo kategori e viktimave po përballet tash e disa vjet, gjersa presin përmirësim kushtesh nga qeverisja aktuale.