Kosovë

Objekte shkollore në fshatrat me më pak se 50 nxënës

Objekte shkollore në fshatrat me më pak se 50 nxënës

Komuna e Lipjanit gjatë periudhës së fundit kohore ka nisur ndërtimin e disa objekteve shkollore nëpër fshatra, megjithëse numri i nxënësve është mjaft i vogël, madje disa prej tyre kanë më pak se 50 nxënës.

Objekte të tilla gjigante tashmë janë në përfundim e sipër, ndërkohë Komuna vazhdimisht po insiston ta bëjë pavarësimin e tyre për të zgjeruar punësimin me drejtor e zëvendësdrejtor shkollash, shkruan sot Koha Ditore.