Kosovë

PDK-ja akuzon krerët e komunës së Lipjanit për keqpërdorim të parasë publike

PDK-ja akuzon krerët e komunës së Lipjanit për keqpërdorim të parasë publike
Foto: Koha
 

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan, po e akuzon udhëheqësinë e kësaj komune, që drejtohet nga LDK-ja, se po i keqpërdorin paratë e taksapaguesve duke i shfrytëzuar veturat zyrtare në çdo kohë e duke i parkuar ato vend e pa vend.

Rreth kësaj çështje ka reaguar nënkryetari i PDK-së në Lipjan, Lulzim Rrustemi, njëherësh shef i grupit të këshilltarëve në KK të Lipjanit, derisa dy vetura të komunës gjenden të parkuara në vendet e ndaluara në rrugën “Isa Olluri”.