Afër 4 mijë banorë të fshatit Breznicë të Obiliqit, po përballen çdo ditë me reduktime të energjisë elektrike.
Kjo gjendje thonë se ka filluar për afro dy muaj, përderisa 3 ditët e fundit nuk kanë pasur fare energji elektrike, raporton KTV.
Shkaqet e këtyre reduktimeve nuk i kanë të qarta, pasi që, siç thonë, KEDS-i nuk i ka njoftuar.
Problem tjetër i banorëve është edhe mungesa e ujit të pijshëm, si pasojë e ndaljes së energjisë elektrike.
Shkaku i mungesës së rrymës nuk po realizohet në tërësi as mësimi në shkollën “Naim Frashëri”.
Por, tërë këto akuza hidhen poshtë në KEDS.
Edhe
Kosova 2026: Pa rrymë e pa ujë
Thonë se reduktimet në fshatin Breznicë, po ndodhin vetëm në dy ditët e fundit, e jo më gjatë.
Me reduktime të energjisë elektrike janë përballur edhe disa fshatra të Prishtinës.
-
Reduktimet lënë banorët e Gjilanit dhe Artanës edhe pa ujë e ngrohje
-
Banorët e Bibajt protestojnë për reduktimet e rrymës: Jemi kthyer në shekullin e kaluar
-
Banorët e fshatrave në Ferizaj e Viti ankohen për reduktime të rrymës dhe tension të ulët
-
Rreth 40 shtëpi në Kozaricë të Obiliqit, tash e dy muaj pa furnizim me ujë të pijshëm