Arbëri

Kaçaniku mbështet planin e veprimit të “Handikosit”

“Handikosi” në Kaçanik ka përgatitur një plan të veprimit për periudhën 2019-2021 me qëllim që të përmirësohet jetesa e 400 personave me aftësi të kufizuara, shkruan sot Koha Ditore.

Plani përmban 5 shtylla kryesore për ta rritur shkallën e punësimit për persona me aftësi të kufizuara: rritjen e shërbimeve shëndetësore, shkollimin, komunikimin etj., ndërkaq plani është dorëzuar në Komunë me qëllim të miratimit të tij edhe në mbledhjen e radhës së KK-së.

Nga ana tjetër, Komuna deri tashti ka shqyrtuar vazhdimisht kërkesat e “Handikosit”, madje nëpër institucione publike mban disa persona të punësuar sipas ligjeve në fuqi.

Kryetari i kësaj komune, Besim Ilazi, ka deklaruar se këtë kategori e ka trajtuar vazhdimisht në mënyrë të veçantë në mënyrë morale dhe institucionale. “Si Komunë do ta përkrahim planin e veprimit të “Handikosit”, i cili do të kalojë edhe në KK në mbledhjet e radhës. /A.Ademi

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)