Kosovë

Bahtiri thotë se u kërcënua me vdekje nga serbët

Bahtiri thotë se u kërcënua me vdekje nga serbët

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është kërcënuar me vdekje përmes një e-maili që ka arritur sot në adresë të tij.

Nuk dihet përmbajtja e saktë e tekstit kërcënues, përveç se është shkruar në gjuhën serbe. Kryetari Bahtiri ka bërë të ditur për KosovaPress se kërcënimi vjen nga serbët dhe ndërlidhet me insistimin e tij për hapjen e Urës së Ibrit.