Ansambli Shota sonte dha një koncert për nder të 9-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Koncerti i mbajtur në Teatrin Kombëtar të Kosovës, filloi me këngën kushtuar komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.
Po ashtu edhe këngët tjera të kënduara, janë pjesë e folklorit tradicional shqiptar, përcjell ksp.
Me këtë koncert përfundojnë aktivitet e sotme kushtuar Ditës së Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë.