1 perditesime
INTERAKTIV

Çanak: Çfarë mund të ketë normale, nëse normalizimi nënkupton mosnjohje të Kosovës

23:45

Çanak: Çfarë mund të ketë normale, nëse normalizimi nënkupton mosnjohje të Kosovës

Ish-politikani i njohur serb Nenad Çanak, duke komentuar deklaratat e diplomatëve perëndimorë se po përpiqen t’i normalizojmë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Çanak në një intervistë në “Interaktiv” të KTV-së, ka pyetur se çfarë mund të ketë normale, nëse normalizimi i marrëdhënieve nënkupton mosnjohja e së vërtetës që Kosova është shtet sovran.

“Po, por çfarë nënkupton normalizimi i marrëdhënieve. Nëse normalizim i marrëdhënieve nënkupton mosnjohja e së vërtetës që Kosova është shtet sovran, çfarë ka normale pastaj. Mirë, e kuptoj se shumica e qytetarëve serbë kanë një problem emocional me këtë gjë e kështu me radhë, por gjithë këto gjëra janë zgjidhur tash e 24 vjet më parë, gjatë bombardimeve ajrore të NATO-s kundër Serbisë dhe Malit të Zi”, është shprehur Çanak.

Ai ka thënë se pas Marrëveshjes së Kumanovës, Kosova u bë në fakt e pavarur dhe disa vjet më vonë e shpalli pavarësinë e saj. “Prej luftës deri më sot ka 24 vjet, dhe 24 vjet është një kohë e gjatë e shumë gjëra kanë ndodhur. Shumë të rinj që kanë studiuar e mbaruar studimet e tash kanë filluar të punojnë nuk e kujtojnë fare atë luftë. Dhe këtë po e harrojmë të shohim kur po shikojmë fotografinë e gjerë”, është shprehur ai.

23:27

Çanak ripërsërit: Manastiret e Kosovës nuk janë serbe

Ish-politikani i njohur serb Nenad Çanak, duke komentuar deklaratat e tij se “nuk ka manastire serbe në Kosovë dhe se të thuash se manastiret në Kosovë janë serbe është një mashtrim i madh”, ka thënë se Kisha Ortodokse e Serbisë ka ekzistuar deri në vitin 1921. Sipas tij para saj ishte Kisha e Malit të Zi, Kisha e Serbëve në Austri, e kështu me radhë.

“Kur janë bashkuar, ato e kanë formuar Kishën ekzistuese Ortodokse Serbe. Manastiret e Kosovës nuk janë manastire serbe, sepse në momentin kur janë ndërtuar nuk ka pasur serbë në sensin modern të kombeve. Nuk kishte kombe. Kishte fise, në thelb. E tash manastiret ortodokse po quhen manastire serbe. A shihni ju ndonjë rast kur katolikët thonë: ‘Kjo është një kishë kroate’. Apo kishë hungareze. Apo për xhamitë, po ashtu, s’mund të thuhet. S’mund të thuash xhami turke apo xhami boshnjake. Jo. Është vetëm tempull i islamit”, është shprehur Çanak të hënën, në një intervistë në emisionin "Interaktiv" në KTV.

Sipas tij deklaratat e tij në Serbi shihen si tradhti.

“Vetëm manastiret serbe na qenkan serbe. Ky është një mashtrim. Por kur e thua kështu siç e them unë, ju po bëni tradhti. Sepse çdo pikëpyetje në shoqëritë jodemokratike është tradhti. Nënshtrimi është besnikëri ndaj atyre që ua shkatërrojnë të ardhmen dhe kjo është karakteristikë e çdo sistemi totalitar”, është shprehur Çanak.