Hulumtuesi i politikës së jashtme, Emir Abrashi, ka akuzuar për standarde të dyfishta pushtetin aktual, pasi nuk mori masa ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, pas implikimit në një skandal financiar në Slloveni.
Sipas tij, po rrezikohet imazhi i shtetit të Kosovës pranë një një aleati si Kroacia.
“Po rrezikohet imazhi i shtetit tonë pranë një aleati si Kroacia. S’di çka e bën të paprekshëm Berishajn, por e çuditshme se si presidentja po atë ditë doli e tha se i beson. Në letrën për kërkesën për shtetësinë e Kosovës, Berishaj i kishte shkruar Osmanit se është në kryesi të Vetëvendosjes. Kjo e ngre pyetjen se ndoshta është një nga financuesit e VV-së. Lidhhet s’duhet të ndërhyjnë. Ka standarde të dyfishta në dy raste. Berishaj dhe për diplomatin në Shkup dhe zotëriun e parë, Prindon Sadriu. S’mori veprime ndëshkimore ndaj tij. Ka standarde të dyfishta nga ministrja e Punëve të Jashtme (Donika Gërvalla), që mban edhe pozitën e zëvendëskryeministres. Janë të papranueshme dhe ngjall joseriozitet sepse të gjithë të tjerët janë të cenueshëm, por për zyrtarë të VV-së e zyrtarin e parë janë të paprekshëm. S’ka drejtësi e barazi në Shërbimin e Jashtëm”, ka thënë ai.