INTERAKTIV

Ymeri: KEK-u, ndërmarrja më problematike

Besim Ymeri, ish-udhëheqës i Njësisë për Monitorim të Ndërmarrjeve Publike në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, që është dorëhequr nga kjo pozitë muajin e shkuar, ka dhënë arsyet që çuan në largimin e tij.

Sipas tij, Korporata Energjetike e Kosovës është ndërmarrja më problematike.

“KEK-u prej krejt ndërmarrjeve është specifik. Si për nga buxheti, i ka 200 milionë, kontrata të panumërta. Ndikim jashtëzakonisht ekonomik dhe politik. Menjëherë jam ballafaquar me arrogancë, te menaxhmenti. Mentalitet arrogant se kjo është e jona dhe përse po përziheni ju. Te të gjitha ndërmarrjet, por aty me disa individë, e te KEK-u mentalitet institucional. Klanizimi problem i përhershëm”, ka thënë ai në "Interaktiv" të premten, duke shtuar se monitorimi i çështjes së ndihmës së ndarë nga Qeveria për krizën energjetike ka qenë çështja që ka shtuar përplasjet dhe problemet në monitorim të kësaj ndërmarrje.