Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Akri Çipa, ka folur të premten në “Interaktiv” të KTV-së për blerjen e fundit të armëve kineze nga Serbia.
Çipa ka thënë se është një fakt shqetësues, pasi sipas tij “një vend që armatoset deri në grykë, ka gjithmonë mundësinë të bëhet agresiv”.
“Nga pikëpamja e sigurisë, nuk ka asnjë kërcënim. Serbia rrethohet ose nga vende të NATO-s ose nga vende të vogla që s’kanë kapacitete për ta sulmuar. I gjithë militarizimi i Serbisë është rreziku që i kanoset Ballkanit. Serbia arsyetohet se po blenë armatime defensive, por aty ka edhe armatime ofensive. Një vend që armatoset deri në grykë, ka gjithmonë mundësinë të bëhet agresiv, duke marrë parasysh natyrën e nacionalizmit serb. Ka një mënyrë inteligjence se si e realizon këtë Serbia”, u shpreh Çipa.