INTERAKTIV

Arifi: S’shoh dallime midis qeverisjes Rama dhe Ahmeti në menaxhimin e mbeturinave

Qëndrim Arifi nga Iniciativa për Progres (INPO), ka thënë të enjten në “Interaktiv” të KTV-së, se nuk është duke parë asnjë dallim midis qeverisjes lokale të Përparim Ramës në Prishtinë dhe qeverisjes paraprake të udhëhequr nga Shpend Ahmeti sa i përket menaxhimit të mbeturinave.

“Nëse bëhemi të sinqertë, nuk shoh ndonjë dallim midis Qeverisjes Rama dhe asaj Ahmeti në lidhje me menaxhimin e mbeturinave, ndoshta në lagje të caktuara banorët mund ta kenë parë ndonjë ndryshim, por unë nuk shoh ndonjë ndryshim në këtë pjesë. Çka më shqetëson mua është që përveç Prishtinës së Pastër është edhe projekti Prishtina e Gjelbër, ku z. Rama ka premtuar 800 mijë fidanë të rinj, gjatë mandatit 4 vjeçar, e që i bie të mbillen rreth 500 fidanë në ditë”, ka thënë ai.