INTERAKTIV

Ramosaj për sjelljen e Qeverisë Kurti: Kur e fut kokën në det sheh se ka peshq me kravata

Profesori i Ekonomisë, Blerim Ramosaj, ka folur për sjelljen e Qeverisë Kurti, pasi e ka marrë pushtetin.

Ai ka thënë se Qeveria Kurti ka menduar se mund të mbijetojë vetëm me sektor publik, por se e ka parë se privati është shumë i rëndësishëm.

“Qeveria Kurti në fakt pushtetin e ka marrë në emër të programit të majtë. Por, kur hyri në Qeveri, nuk mjafton vetëm të notosh. Pasi kur e fut kokën nën ujë e sheh se ka peshq me kravata. Qeveria Kurti në një formë, kur e mori pushtetin në fillim nuk donte të shihte me sy të mirë sektorin privat. Mendonte të mbijetonte vetëm me atë publik. Një gjë e tillë u pa. Kohëve të fundit ka ndryshime, është pozitive. Jo Kosova, por edhe në vende si Amerika, krijues të vendeve të punës janë bizneset e vogla dhe të mesme. Ata kanë menduar se mund të mbahet vetëm me sektor publik. Kanë menduar të shpërndajnë mjetet, por s’kanë menduar të krijojnë. Por e kanë kuptuar tash se ka krijuar nuk ke çfarë të shpërndash”, ka thënë Ramosaj në Interaktiv.