INTERAKTIV

Korenica e quan të mundshëm koalicionin paszgjedhor me opozitën aktuale

 

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Rahovecit, Visar Korenica, e ka quajtur shumë të mundshëm një koalicion paszgjedhor, në rast se fiton në balotazh më 14 nëntor. Ai ka paralajmëruar një marrëveshje me partitë tjera opozitare duke thënë se “tashmë opozita dominon në Rahovec”.

Në Kuvendin Komunal të Rahovecit AAK-ja, që është në pushtet aktualisht, ka fituar 12 ulëse. Ajo pasohet nga VV-ja që ka siguruar shtatë ulëse dhe nga LDK-ja e PDK-ja me nga gjashtë.