Është zyrtarizuar marrëveshja e koalicionit për balotazh mes PDK-së dhe LDK-së në Prizren.
Kryetari aktual i Prizrenit dhe kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, ka njoftuar për marrëveshjen nëpërmjet një postimi në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot jam i lumtur ta ndaj lajmin e arritjes së koalicionit për bashkëqeverisje me LDK-në, i bindur se idetë e reja dhe përvoja e kësaj force politike do t'i shërbejnë Prizrenit edhe më shumë. E falënderoj udhëheqjen e kësaj partie dhe kryetarin e degës në Prizren, Driton Selmanaj për besimin dhe mbështetjen në balotazh duke dëshmuar se para Prizrenit dhe qytetarëve të tij, interesat partiake mbesin në rendin të dytë. Prizren urime dhe na priftë e mbara! Rrugëtojmë bashkë +4 për Prizrenin e të gjithëve dhe për të gjithë!” – ka shkruar Totaj në Facebook.
Totaj në balotazh do të përballet me Artan Abrashin e Vetëvendosjes. Balotazhi mbahet më 9 nëntor.
Më herët të dielën u zyrtarizua marrëveshja PDK – LDK edhe në Mitrovicën e Jugut.
Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Totaj mori 41.45 për qind, ndërsa Artan Abrashi doli i dyti me 30.39 për qind. Selmanaj i LDK-së përfundoi i treti me 10.49 për qind.