Kryetari aktual i Prizrenit, njëherit kandidat për një mandat tjetër nga PDK-ja, Shaqir Totaj është takuar me pensionistët e kësaj komune.
Totaj iu premtoi transport falas me urban dhe gjithashtu edhe barna esenciale falas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pensionistët janë shtylla e shoqërisë sonë, njerëzit që kanë dhënë kontribut të madh ndër vite, prandaj është detyrim i yni t’i trajtojmë me dinjitet. Do të ofrojmë transport urban pa pagesë, lehtësime në shërbimet shëndetësore, barna esenciale falas dhe mjek kujdestar në ordinancën e shoqatës së pensionistëve.”, shkroi Totaj në një postim në Facebook.
Totaj shtoi se këto masa janë vazhdimësi e përkujdesjes së treguar deri më tani, por me mbështetje të shtuar në të ardhmen.