Gjykata Supreme të premten ka refuzuar ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatit të pavarur Rufki Sumës lidhur me procesin e votimit në Han të Elezit.
Supremja konstatoi se ankesa e LVV-së është e pathemeltë. Kjo parti kërkoi “të urdhërohet hetim i librave origjinalë të votimit për Komunën e Hanit të Elezit dhe të konstatohet se numri i lartë i rasteve të votimit me asistim përbën shkelje të nenit 10 dhe të parimit të fshehtësisë së votës”, dhe “të urdhërohet përsëritja e votimit aty ku shkeljet janë të verifikueshme dhe ndikojnë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë shqetësim të tillë e ka ngritur edhe Sami Kurteshi, anëtari i KQZ-së nga LVV-ja, duke thënë se 10% e votuesve në Han të Elezit kanë votuar me asistim.
Supremja e konsideroi të pabazuar ankesën e Sumës, i cili pati kërkuar që “të urdhërohet verifikimi i drejtpërdrejtë i librave origjinalë të votimit për Komunën e Hanit të Elezit, si dhe të konstatohet se votimi i personave të burgosur përbën shkelje të ligjit, si dhe përbënë vepër penale në kuptim të nenit 213 të Kodit Penal të Kosovës”.
Zgjedhjet në Han të Elezit i fitoi Mehmet Ballazhi i PDK-së.