Kandidatja nga radhët e PSD-së për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini, ka vizituar shoqatat e invalidëve të luftës dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo ka thënë se mirënjohja ndaj veteranëve duhet të shndërrohet në vepra konkrete, në mbështetje të vazhdueshme dhe dinjitoze për ta dhe familjet e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me kandidatët për asamble, vajzat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Anita Shabani Cacaj dhe Sonila Pllashniku, vizituam shoqatat e invalidëve të luftës dhe veteranëve të UÇK-së. Për njerëzit që sakrifikuan më së shumti për lirinë tonë, është detyrë e institucioneve të kujdesen me përkushtim. Mirënjohja duhet të shndërrohet në vepra konkrete – në mbështetje të vazhdueshme dhe dinjitoze për ta dhe familjet e tyre”, ka shkruar Shahini në Facebook.